⁉️Pse institucionet arsimore parashkollore/kopshtet nuk kanë vulë? 🔳
💁♀️Në datën 14 shtator fillon viti shkollor 2020-2021 dhe midis problematikave të tjera, disa prej të cilave janë shtuar për shkak të pandemisë, institucionet arsimore parashkollore përballen edhe me mungesën e vulës së institucionit❗
✅Është një problem i trashëguar prej vitesh, i cili ka ardhur koha që të marrë zgjidhjen e duhur, duke vendosur në vend edhe dinjitetin e institucioneve arsimore parashkollore apo kopshteve. Sepse firma e titullarit të institucionit dhe vula zyrtare i japin dokumentit karakter zyrtar dhe fuqi ligjore❗
✅Institucionet e tjera të arsimit parauniversitar, si shkollat fillore, 9-vjeçare apo të mesme janë të pajisura me vulë, ndërsa kopshtet jo‼️
✍Kur, sipas Urdhrit nr 21, datë 28.01.2020, “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare, në Republikën e Shqipërisë”, kreu I, neni 3, pika 1 dhe 2 përcaktohet qartë që: “Nivele të arsimit parauniversitar janë: arsimi parashkollor, arsimi fillor, arsimi i mesëm i ulët dhe arsimi i mesëm i lartë”.
✅Pra, arsimi parashkollor është niveli i parë i arsimit parauniversitar dhe si i tillë duhet të trajtohet njëlloj si nivelet e tjera të arsimit parauniversitar.
👉Po në nenin 3, të Kreut I, pika 2 përcaktohet se: “Arsimi parashkollor përfshin kopshtet dhe klasat përgatitore pranë shkollave të arsimit bazë”. Nëse për klasat përgatitore të arsimit parashkollor që gjenden pranë shkollave të arsimit bazë, përdoret vula e shkollës për dokumente të ndryshme, por për kopshtet të cilat kanë drejtori më vete si duhet të veprohet?!
Për çfarë duhet vula në një institucion arsimor parashkollor, siç është kopshti⁉️
1️⃣Në mënyrë që nënshkrimi i drejtueses të kopshtit, nëpër dokumente të ndryshme të shoqërohet me vulë institucionale shtetërore, sepse vetëm atëherë dokumentet e nënshkruara do të kenë vlerë.
2️⃣Sepse, sipas legjislacionit në fuqi, për arsimin parauniversitar dhe pikërisht sipas Urdhrit nr 21, datë 28.01.2020, “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare, në Republikën e Shqipërisë”, Kreu II, “Arsimi parashkollor”, neni 6 “Kurrikula e arsimit parashkollor”, pika 4 , shprehimisht thuhet: “…..Plani mësimor vjetor i grupit miratohet nga drejtori i institucionit arsimor”. Pra, plani miratohet nga drejtuesja e institucionit arsimor, e cila e nënshkruan planin mësimor vjetor të klasës/grupit, por pa vulë, gjë e cila nuk është zyrtare dhe serioze.
3️⃣Gjithashtu, sipas nenit 28, në Kreun VII, “Aspekte financiare në institucionet arsimore publike”, pikat 1 dhe 2, të cilat lejojnë përfitimin e fondeve financiare për institucionin nga donacione apo të tretë, që të nënshkruhen dokumentet duhet me patjetër që edhe të vulosen me vulë zyrtare të miratuar sipas legjislacionit në fuqi.
4️⃣Meqenëse kopshtet janë institucione arsimore, atëherë sipas Kreut X, “Drejtori i institucionit arsimor”, neni 42 “Detyra të përgjithshme”, pika 1 është e përcaktuar qartë që (citoj): “Drejtori i IS-së është titullari i institucionit që ka të drejtën e firmës dhe vulës së institucionit”, po ashtu edhe në të gjitha pikat e tjera të këtij neni janë aspekte të menaxhimit të institucionit që kanë lidhje me firmën dhe vulën e titullarit të institucionit arsimor.
5️⃣Po ashtu me vulën e institucionit arsimor parashkollor, duhet të vulosen edhe: plani vjetor i drejtorisë së kopshtit; plani edukativ; plani afatmesëm; vlerësimi i brendshëm i kopshtit; raporti vjetor i institucionit arsimor; vlerësimi i mësueseve të kopshtit; masat disiplinore ndaj stafit; procesverbalin për zhdëmtimet në kopsht; inventari i institucionit arsimor; rregulloren e brendshme; ditëngrëniet e fëmijëve (në kopshtet me ushqim); certifikata e përfundimit të vitit shkollor, sipas grupeve nga fëmijët e kopshtit etj.
6️⃣Nisur nga nevoja për zhvillimin e drejtë dhe të saktë të veprimtarisë së menaxhimit të institucionit arsimor parashkollor apo kopshteve, duhet të realizohet sa më parë miratimi i pajisjes me vulë të kopshteve shtetërore.
7️⃣Kjo realizohet duke u bërë të gjitha kopshtet bashkë dhe duke firmosur një kërkesë të cilën duhet t’ia drejtojnë Këshillit Bashkiak dhe më pas, pas miratimit të nga ana e Këshillit Bashkiak të çdo rrethi, duhet t’i drejtohen me kërkesë zyrtare Ministrisë së Brendshme, sipas VKM, nr 390, datë 6.8.1993 “PËR RREGULLAT E PRODHIMIT, ADMINISTRIMIT, KONTROLLIT DHE RUAJTJEN E VULAVE ZYRTARE”