Shtëpia Botuese “Polis”, me një staf të kualifikuar profesionistësh, e ka nisur veprimtarinë në vitin 2007. Përveç librave nga fusha të ndryshme të dijes, është e specializuar me botime që iu drejtohen kryesisht fëmijëve të moshës 3-6 vjeç, mësueseve të arsimit parashkollor, specialistëve të arsimit parashkollor nëpër bashki, psikologëve, punonjësve socialë, terapistëve të zhvillimit dhe gjithë të interesuarve të tjerë. Falë pasionit, profesionalizmit, kritereve didaktike e shkencore, por edhe mënyrës sesi janë hartuar dhe gjuhës së thjeshtë e komunikative, librat e Shtëpisë Botuese “Polis” janë vlerësuar, sidomos nga mësueset e arsimit parashkollor dhe prindërit e fëmijëve, si librat më cilësorë për dhënien e njohurive bazë.