Materiale plotësuese kurrikulare – Për mësimin e shkronjave – 1

500.00 L

Mëso duke luajtur – kjo është strategjia kryesore e të mësuarit nëpërmjet përdorimit të këtyre materialeve plotësuese kurrikulare në formën e fletoreve didaktike të modeluara

Këto materiale janë botuar me letër cilësore dhe me dy formate: një format më i madh për mësueset dhe një format më i vogël për fëmijët. Në të do të gjeni 13 lojëra didaktike dhe ndërvepruese, me qëllim që fëmijët t’i mësojnë shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe sipas treguesve të fushës së zhvillimit (zhvillimi gjuhësor, leximi dhe shkrimi).

Fëmijët do të lexojnë, do të përforcojnë mësimin e shkronjave, rrokjeve, fjalëve e fjalive, por gjithashtu do të aftësohen që të presin me gërshërë, të palosin, të dekorojnë, të ngjyrosin, të koordinojnë njëkohësisht veprimet e syrit dhe të dorës, të zhvillojnë motorikën fine apo lëvizjen e muskujve të vegjël të duarve.

Lojëra didaktike gjuhësore

  1. Shikoni, lexoni, shkruani
  2. Fjalë të njëjta, kuptime të ndryshme: homonimet
  3. Kalendari(Sot është…)
  4. Gjej rrokjet e fjalës
  5. Fjalë me rimë
  6. Fjala e fshehur
  7. Fjalët e fshehura në rrokje
  8. Gjeni fjalët
  9. Zgjidhni figurën dhe gjeni fjalën
  10. Kartela formuese me 4 shkronja
  11. Përputhni figurën me hijen
  12. Lojë për lexim dhe shkrim
  13. Lule me shkronja
Kategoria: Botimet e reja

Libra të tjerë

Open chat
Përshëndetje👋
si mund t'ju ndihmojmë?