Dr. Ermioni CEKANI

  1. Home
  2. Autorët
  3. Dr. Ermioni CEKANI
  4. Page 10

Dr. Ermioni CEKANI

Autore, Pedagoge, Trajnere

Dr. Ermioni CEKANI

Ka lindur më 13 janar të vitit 1968 në Korçë. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren i kreu në vendlindje. Në vitin 1985 ka përfunduar gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korçë.

Në vitin 1988 përfundoi studimet për mësuesi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Në vitet 2006-2008 ka përfunduar studimet e thelluara pasuniversitare duke u diplomuar me Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) apo “Master me drejtim mësimdhënie”, në Departamentin e Psikologjisënë pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 2016 ka fituar gradën “Doktor në pedagogji”, pranë Departamentit të Pedagogjisë të Fakultetit të Shkenave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Dr. Ermioni Cekani ka punuar për një periudhë prej 27 vjetësh në pozicione të ndryshme në fushën e arsimit parauniversitar dhe si pedagoge part-time në Unversitetin e Tiranës dhe në disa universitete jopublike, ku ka dhënë mësim në nivelet bachelor dhe master.

Përvojat të punës janë si më poshtë:

  • Në vitet 1988 – 1996 ka punuar si mësuese e klasave të I-IV, ku ka eksperimentuar kurrikulat e reja në arsimin fillor.
  • Ka punuar si drejtuese kopshti, më pas si specialiste në Sektorin e Inspektimit dhe Kualifikimit pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, ku ka ndjekur zbatimin e reformës në arsim duke implementuar kurrikulat e reja në kopshtet dhe shkollat e Tiranës. Kjo përvojë ndikoi në identifikimin e nevojave që kishin mësueset dhe fëmijët e arsimit parashkollor, si dhe pirndërit që kishin fëmijët në këtë nivel arsimi, apo specialistët që punonin në këtë fushë, si dhe gjithë të interesuarit e tjerë.
  • Nga viti 2009 – 2012 ka punuar si specialiste në Sektorin e Kontrollit të Qendrave dhe Shërbimeve Komunitare të Drejtorisë së Kontrollit të Territorit Urban pranë Bashkisë së Tiranës. Në këtë periudhë ndoqi monitorimin dhe zbatimin e iniciativave për drejtimin e shërbimeve sociale, si dhe zhvillimin dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale.
  • Nga viti 2008 e në vazhdim është pedagoge e jashtme në nivelet bachelor dhe master në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin “Marin Barleti” etj. Gjatë këtyre viteve ka përgatitur dhe referuar leksionet për lëndët: Sociologji arsimi, Didaktika e gjuhës shqipe dhe e leximit, Diversiteti i nxënësve, Psikologji edukimi, Etapat e zhvillimit, Të nxënit dhe të menduarit krijues, Teori edukimi, Pedagogjia sociale, Hartimi dhe zbatimi i kurrikulave, Psikologjia e të mësuarit etj. Ka organizuar dhe zhvilluar seminare, aktivitete kurrikulare dhe praktika pedagogjike. Gjithashtu ka udhëhequr tema të diplomave të studentëve.
  • Nga viti 2009 ka qenë eksperte arsimi në Qendrën Shqiptare të Asistencës Arsimore (OJF), gjatë së cilës ka marrë pjesë në studime që kanë lidhje me fushën e arsimit, si dhe në trajnime apo konferenca shkencore, të cilat janë pasqyruar duke u botuar në Buletinin e QshAA-së.
  • Po ashtu, është anëtare e Institutit të Sociologjisë dhe për një periudhë ka qenë sekretare organizative dhe kryetare e seksionit të arsimit të këtij instituti. Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë aktive në organizimin dhe zhvillimin e konferencave dhe sesioneve shkencore.
  • Pas një konkurrimi me dosje dhe një prezantimi publik, ka fituar pozicionin e drejtueses së Zyrës Arsimore Kamzë, duke punuar për një periudhë prej rreth 6 vjetësh. Gjatë kësaj kohe ka organizuar punën për menaxhimin e institucioneve arsimore, për përhapjen e përvojave të suksesshme të mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, duke kryer studime për aspekte të zhvillimeve arsimore vendore etj.
  • Më pas ka punuar si përgjegjëse e sektorit të monitorimit të kurrikulës dhe zhvillimit profesional pranë Zyrës Vendore Arsimore Tiranë. Në këtë pozicion ka punuar për identifikimin e nevojave për zhvillimin profesional të drejtuesve të shkollave, mësuesve lëndorë dhe atyre kujdestarë në fushën e kurrikulës. Ka qenë përgjegjëse për sigurimin e këshillimit të drejtuesve të shkollave, mësuesve lëndorë dhe atyre kujdestarë në fushën e kurrikulës etj.
  • Gjatë vitit 2022 ka punuar si eksperte e nivelit të lartë pranë Agjencisë të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).
  • Që prej vitit 2022 e në vazhdim është caktuar si eksperte e jashtme pë arsimin parashkollor për “Smart Processes”, mbështetur nga projekti “Bashki të forta”.

Dr. Ermioni Cekani, gjatë viteve është trajnuar dhe certifikuar për çështje të ndryshme të arsimit nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, si nga Minsitria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Disa prej tyre janë si më poshtë vijon:

  • Nga UNDP-ja është certifikuar si: “Trajnere për trajnerë”, për “Përfshirjen e edukimit gjonor në kurrikula”, si dhe “Gruaja në lidership”.
  • Nga Qendra e Alenacës Gjinore për Zhvillim & Kvinna till Kvinnam është certifikuar si “Trajnere për trajnerë për ҫështje të integrimit gjinore në arsim”.
  • Nga Save the Children është trajnuar si eksperte për: “Konceptin e gjithëpërfshirjes në arsim, aftësi praktike dhe teknika për të punuar me fëmijët e identifikuar me vështirësi në të nxënë”, si dhe “Trajnere për programin e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.”
  • Nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është kualifikuar si drejtuese për “Drejtimin dhe administrimin e shkollës” dhe si “Trajnere e kurrikulës së re të klasës së dytë të ciklit fillor”.
  • Nga “Shoqata për ndihmë psiko-sociale” & “Mission Chretienne pour les pays de l’est”, është certifikuar si trajnere për “Fëmijët, zhvillimi psikosocial i të cilëve është në rrezik”.
  • Ndërsa nga UNICEF & Qendra e Trajnimit Multidisiplinar për Problemin e Keqtrajtimit të Fëmijëve është trajnuar për “Problemet e dhunës ndaj fëmijëve dhe dhunës në familje”, si dhe për “Gruaja në lidership”.
  • Nga Mercy Corps International është trajnuar dhe certifikuar si eksperte në “Menaxhimin financiar të organizatave”.

Dr. Ermioni Cekani është autore e shumë librave për fëmijët dhe për mësueset e arsimit parashkollor, si dhe bashkëautore në artikuj shkencorë dhe libra të ndryshëm në fushën e arsimit parauniversitar.

Autore e librave:

1. Gjuhë shqipe, Matematikë, Edukatë shoqërore, Edukim fizik, sportet dhe shëndeti dhe Arta Pamor – për fëmijët 5-6 vjeç. Hartuar sipas Kurrikulës së Re të Arsimit Parashkollor – Botimet “POLIS”, 2020
2. Gjuhë shqipe, Matematikë, Edukatë shoqërore, Edukim fizik, sportet dhe shëndeti dhe Arta Pamor – për fëmijët 4-5 vjeç. Hartuar sipas Kurrikulës së Re të Arsimit Parashkollor – Botimet “POLIS”, 2019
3. Gjuhë shqipe, Matematikë, Edukatë shoqërore, Edukim fizik, sportet dhe shëndeti dhe Arta Pamor – për fëmijët 3-4 vjeç. Hartuar sipas Kurrikulës së Re të Arsimit Parashkollor – Botimet “POLIS”, 2018
4. Ditari im i verës (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”,, 2013
5. Shkruajmë shkronjat dhe numrat, Botimet “POLIS”, 2013
6. Metodika sipas fushave të zhvillimit, Botimet “POLIS”, 2012
7. Mësojmë shkronjat një nga një – Abetare për fëmijët parashkollorë, Botimet “POLIS”, 2010
8. Edukimi gjinor në arsimin parashkollor, Studime Sociale, Vëllimi nr 3, Nr. 2, Tiranë 2010
9. Veprimtari praktike sipas fushave të zhvillimit (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”,, 2009
10. Teste për mua (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”,, 2008
11. Mësime e lojëra inteligjente (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”, 2008
12. Fletore vlerësimi (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”, 2007.
13. Libri i mësueses së arsimit parashkollor, Botimet “POLIS”, 2007

Bashkëautore në hartimin e librave:

1. Programe të Arsimit Parashkollor, për fëmijët 3-6 vjeҫ, MASH, 2009
2. Manuali i Inspektimit të Plotë të Kopshteve, Inspektoriati Kombëtar i Arsimit, Tiranë 2012
3. Zhvillimi i Fëmijërisë së Hershme, Save The Children, 2003
4. Psikologu dhe punonjësi social, risi në arsimin parauniversitar, Studime Sociale, Vëllimi nr 6, Nr. 3, Tiranë 2012
5. Ditë pas dite – ditare për mësueset e arsimit parashkollor
6. Metodika sipas fushave të zhvillimit, Botimet “POLIS”, 2012
7. Mësojmë shkronjat një nga një – Abetare për fëmijët parashkollorë, Botimet “POLIS”, 2010
8. Edukimi gjinor në arsimin parashkollor, Studime Sociale, Vëllimi nr 3, Nr. 2, Tiranë 2010
9. Veprimtari praktike sipas fushave të zhvillimit (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”,, 2009
10. Teste për mua (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”,, 2008
11. Mësime e lojëra inteligjente (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”, 2008
12. Fletore vlerësimi (grupi i parë, i dytë dhe i tretë), Botimet “POLIS”, 2007.
13. Libri i mësueses së arsimit parashkollor, Botimet “POLIS”, 2007.

Bashkëautore në hartimin e librave:

  1. Programe të Arsimit Parashkollor, për fëmijët 3-6 vjeҫ, MASH, 2009
  2. Manuali i Inspektimit të Plotë të Kopshteve, Inspektoriati Kombëtar i Arsimit, Tiranë 2012
  3. Zhvillimi i Fëmijërisë së Hershme, Save The Children, 2003
  4. Psikologu dhe punonjësi social, risi në arsimin parauniversitar, Studime Sociale, Vëllimi nr 6, Nr. 3, Tiranë 2012
  5. Ditë pas dite – ditare për mësueset e arsimit parashkollor

Dr. Ermioni Cekani ka është pjesëmarrëse dhe kordinatore në shumë projekte që kanë lidhje me fushën e arsimit:

Data  

Vendi

Institucioni/

Organizata

 

Pozicioni

 

Përshkrimi

Gusht 2012 – në vazhdim  

Shqipëri

OFSA (Shqipëri) Koordinator lokal Plotësimi i detyrave për zbatimin e projektit: “Kurrikula bazuar në kompetenca në kontekstin e reformës arsimore”
Gusht 2011 – Qershor 2012  

Shqipëri

 

QSHAA

(Shqipëri)

Koordinator lokal Plotësimi i detyrave për zbatimin e projektit: “Vlerësimi i ndikimit te politikes se re për trajnimin ne arsim”

 

Gusht 2010 – Qershor 2011  

Shqipëri

QSHAA

(Shqipëri)

Eksperte Asistencë teknike në zbatimin e projektit: “Kontributi për  përmirësimin e ligjit për arsimin parauniversitar
Gusht 2011 – Qershor 2012  

Shqipëri

OFSA (Shqipëri) Koordinator lokal Plotësimi i detyrave për zbatimin e projektit: “Forcimi i kapacitet të drejtuesve te shkollës për menaxhimin efikas te burimeve”
Janar 2010 – Korrik 2010  

Shqipëri

QSHAA

 

 

Eksperte

Asistencë teknike në zbatimin e projektit: “Qeverisja e arsimit n Shqipëri: Transparenca dhe llogaridhënia”
Janar 2010 – Gusht 2010 Shqipëri Fondi Kanadez Eksperte Asistencë teknike në zbatimin e projektit “Zhvillimi i kompetencave në arsimin parashkollor”

Gjithashtu dr. Ermioni Cekani është angazhuar me shumë referime, studime, konferenca dhe artikuj shkencorë, të cilat janë botuar në revista të ndryshme shkencore. Disa prej të cilave janë:

  • “Revista pedagogjike”, nr 10/2007 – IKS, Tema: “Planifikimi sipas standardeve të përmbajtjes në arsimin parashkollor”, Tiranë.
  • “Edukimi parashkollor”, – UNICEF/IKS – Tema: “Programe të arsimit parashkollor, për 5-6 vjeçarët”, 2007, Tiranë.
  • Revista “Studime sociale”, 2009 – Instituti i Sociologjisë &Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës & Fondacioni “Fridrich Ebert Stiftung”, – Tema: “Problemet sociale në Shqipëri: studimi, trajtimi dhe zgjidhja e tyre”, Tiranë.
  • Revista “Studime sociale”, 2010 – Instituti i Sociologjisë & Universiteti “Kristal”- Tema: “Arsimi parashkollor, rekomandime”. Tiranë.
  • Buletini nr 1, 2010 – Qendra Shqiptare e Asistencës Arsimore – Tema: “Qeverisja transparente dhe e përgjegjshme në arsim”, Tiranë
  • Gazeta elektronike, nr 3, 2010 – Qendra Shqiptare e Asistencës Arsimore – Tema: “Vetëvlerësimi i shkollës mbi bazën e treguesve”, Tiranë
  • Diskutimi i projektligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar” – 2011 – SOROS & Qendra Shqiptare e Asistencës Arsimore, Tiranë
  • Procededings, Second Annual Conference Of The Balkan Sociological Forum – 2012 – Konferenca Ndërkombëtare e Forumit Sociologjik të Ballkanit – Tema: “Problematika të profesionit të mësuesit në Shqipëri”, Sofje, Bullgari.
  • Revista “Studime Sociale”; Vëllimi 6, Nr 3 2012 – Konferencë Ndërkombëtare e Institutit të Sociologjisë – Tema: “Psikologu dhe punonjësi social – risi në arsimin parauniversitar”, Tiranë
  • Proceedings, International Interdisiplinary. ISBN:978-9928-4000-2-4 – 2012 – Konferenca Ndërkombëtare e Institutit të Sociologjisë – Tema: “Roli i mësuesit në nxitjen e aftësive krijuese të fëmijëve”, Vlorë

Libra të autores

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)