Trajnim me prani fizike me mësuesit e arsimit parashkollor në Pogradec

Një tjetër trajnim i mbyllur me sukses!

Dje u zhvilluan dy module trajnimi për arsimin parashkollor dhe parauniversitar. Mes kolegesh, ndamë mendime dhe situata të ndyshme nga përditshmëria me fëmijët.
Gjatë trajnimit “Të kuptuarit të gjendjes psiko-sociale të fëmijës” me një kredit, mësueset u njohën me shpegimet shkencore të interpretimit të vizatimeve të femijëve, si dhe mësuan si të indetifikojnë gjendjen psiko-emocionale të fëmijës, me qëllim që të përshtasë metodat e mësimdhënies
Gjithashu, gjatë modulit të dytë, me temë “Mirëqenia e nxënësve me nevoja të veçanta”, mësuesit mësuan mbi rolin e krijimit të një ambienti pozitiv për të gjithë fëmijët.
Falemimderit për pjesëmarrjen dhe suksese!

Trajnim me prani fizike me mësuesit e arsimit parashkollor në Ersekë

Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan dy module me kredite. “Metodat e mësimdhënies, teknikat dhe mjetet në funksion të mësimdhënies në arsimin parashkollor” me një kredit dhe “Mirëqenia e nxënësve me nevoja të veçanta. E drejta për arsim e fëmijëve me nevoja të veçanta” me një kredit. Asgjë nuk mund t’i zëvendësojë trajnimet me prani fizike. Një bashkëpunim që vazhdon ndër vite.❤️

Trajnim me prani fizike me mësuesit e arsimit parashkollor në Shkodër

Çdo trajnim në Shkodër, të mbush me shumë pozitivitet dhe motivim. Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan dy module me kredite. “Të kuptuarit e gjendjes psiko-sociale të fëmijës përmes vizatimeve” me një kredit dhe “Mirëqenia e nxënësve me nevoja të veçanta. E drejta për arsim e fëmijëve me nevoja të veçanta” me një kredit. Trajnimet e drejtpërdrejta të krijojnë mundësi komunikimi për të shkëmbyer mendime, si dhe për të zhvilluar veprimtari praktike që kanë më shumë efektivitet!

Trajnim fizik në Tiranë me mësuesit e shkollës “Elitë”

Trajnim me mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Protagonistët”

Bullizmi është një problem shqetësues e me kosto të lartë morale e sociale jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.
Në kuadër të Ditës Kundër Bullizmit, agjencia trajnuese “Polis” organizoi një takim e bashkëbisedim me nxënësit e shkollës “Protagonistët“, për t’i njohur dhe sensibilizuar ata në lidhje me këtë temë.
Trajtimi temave të tilla me nxënës të moshave të ndryshme i ndihmon dhe i orienton ata për të bërë zgjedhjet e duhura në çdo rrethanë e kontekst.

Aktivitet në kuadër të MUAJIT TË LETËRSISË

Vizita jonë te kopshti “Amla” në Durrës ishte një përvojë vërtet e bukur dhe mbresëlënëse. Fëmijët u njohën me librat tanë, si dhe me lojërat didaktike. Dhe më e rëndësishmja: mësuam së bashku, përmes bisedave e demonstrimeve, sesi mund të lexohet e si mund të punohet me një libër. Vogëlushët, po ashtu, shprehën mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tyre gjatë shfletimit dhe leximit të librave. E ndërkaq, gjetëm rast edhe të luanim e të argëtoheshim së bashku për disa çaste.
Në fund të vizitës, kur fëmijët na falënderuan me buzëqeshjet e tyre të çiltra, u premtuam se ky do të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të përbashkët drejt një të ardhmeje më të mirë, ku librat do të jenë bashkudhëtarë të përhershëm.
Për ne kjo ishte një ditë që na mbeti në zemër dhe na nxit të vazhdojmë të ndajmë bukurinë dhe pasurinë e fjalës së shkruar me sa më shumë fëmijë. Sepse librat dhe leximi i tyre i vazhdueshëm do të zbukurojnë e fisnikërojnë shpirtrat dhe zemrat e tyre.

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)