Ditari i Amirës 10-vjeçare është një lloj bashkëbisedimi i sinqertë me moshatarët e saj. Ajo i rrëfen thjesht dhe bukur përjetimet gjatë muajve të karantinës për shkak të pandemisë. Mbyllur në shtëpi, larg shkollës, shoqeve e shokëve, mezi pret çastin kur nis takimi me mësuesen nëpërmjet platformës Zoom në internet. Faqe pas faqeje, ditari zbulon botën dhe përditshmërinë e një fëmije në një situatë të pazakontë, kur është prishur çdo lloj normaliteti dhe duhet të përshtatet me një regjim të ri jete, pa hequr dorë nga mësimet, nga shoqet dhe shokët, nga lodrat dhe argëtimet.
Mbi të gjitha, nxënësja Amira Ukaj, përveçse është një lexuese e zellshme e librave për fëmijë, dëshmon se e ka pasion të veçantë edhe rrëfimin nëpërmjet shkrimit. Ajo premton që në të ardhmen të jetë autore e të tjerave librave.