Kjo fletore vlerësimi është konceptuar si një material mbështetës dhe ndihmës në punën e mësueseve të arsimit parashkollor, të prindërve apo të interesuarve të tjerë. Ajo është hartuar duke u mbështetur plotësisht në “Standardet e zhvillimit dhe të të nxënit” për fëmijët e grupmoshës 3–4 vjeç, miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Vlerësimi i fëmijëve hap pas hapi që në grupin e parë është mënyra më e mirë për të përcaktuar nivelin e aftësive, njohurive dhe shprehive që do të fitojnë ata në kopsht. Me këtë rast bëhet edhe krahasimi se çfarë dinin të bënin ata në fillim të vitit shkollor dhe çfarë dinë të bëjnë në fund të tij.
Për secilin fëmijë të kopshtit duhet të ketë një fletore vlerësimi, e cila përmban vlerësimin nga ana e edukatores sipas fushave të zhvillimit. Kjo fletore duhet ta shoqërojë fëmijën gjatë kalimit nga njëri grup në tjetrin apo edhe gjatë kalimit nga kopshti në klasën e parë. Gjithashtu fletorja e vlerësimit duhet të shërbejë si një mjet lidhës dhe komunikimi midis mësueseve të kopshtit dhe prindërve, duke shkëmbyer informacione për ecurinë e fëmijës.
Fletorja duhet të plotësohet nga të rriturit: mësuesja, prindërit ose kujdestarët ligjorë të fëmijëve.
Karakteristikat:
- E pajisur me instrumente vlerësimi për fëmijët.
- Përmban një pyetësor për prindërit.
- Pajisur me certifikatë për përfundimin e grupit të parë në kopsht.
- I shtypur me letër të bardhë me cilësi të lartë.
- Lidhje shumë e mirë e fashikujve të fletores.
- Ka 4 raporte vlerësimi: nga një për çdo periudhë tremujore dhe një vjetor.