Libri 1 përbëhet nga katër libërtha didaktikë të katër lëndëve të ndryshme, të cilat janë hartuar duke pasur parasysh kornizën kurrikulare të arsimit parashkollor dhe standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-4 vjeç, për secilën prej fushave të të nxënit. Veprimtaritë mësimore-edukative për secilën prej lëndëve janë hartuar duke zbërthyer programet lëndore, si dhe duke pasur parasysh rezultatet e të nxënit (RN) që duhet të arrijë një fëmijë 3-4 vjeç në përfundim të grupit të parë.
Nëpërmjet këtij libri fëmijët do të mësojnë, do të argëtohen, do të përqëndrohen, do të zhvillojnë aftësitë njohëse, si dhe do të nxitin të menduarit kritik, krijues dhe ndërveprues.
Konceptet që fëmijët duhet të përvetësojnë janë zbërthyer në tema mësimore-edukative sipas lëndëve. Temat janë hartuar me kërkesa të qarta, shoqëruar me figura zbavitëse relativisht të mëdha, bardhë e zi apo me ngjyra, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e fëmijëve dhe të nxisin interesin e tyre për të punuar me dëshirë. Niveli i veprimtarive të secilës prej temave vjen duke u vështirësuar në mënyrë progresive dhe kjo kërkon që mësueset dhe fëmijët (apo prindërit dhe fëmijët) të punojnë së bashku, sepse fëmijëve të kësaj grupmoshe iu nevojitet udhëzimi dhe mbështetja.
Secila prej temave që shtjellohen në këtë libër është e pajisur me një udhëzim për mësuesen, prindërit ose të rriturit e tjerë që do t’i ndihmojnë fëmijët. Këta, pasi ta kenë kuptuar atë që kërkohet prej tyre, duhet t’i lini të lirë që ta gjejnë vetë zgjidhjen.
Vlerësimi i punës është një element shumë i rëndësishëm për fëmijët e kësaj grupmoshe. Prandaj në secilën temë do të gjeni një skedë vlerësimi me 3 nivele vlerësimi: “Shumë mirë”, “Mirë”, “Mjaftueshëm”. Vlerësimi real do ta ndihmojë fëmijën që të përmirësojë aftësitë e tij, si dhe do t’ia rritë shkallën e vetëvlerësimit,
Karakteristikat:
- I përshtatshëm si për djem, ashtu edhe për vajza,
- I përkryer si një libër pune gjatë udhëtimeve me fëmijët tuaj.
- I shkëlqyer si dhuratë për ditëlindje dhe festa,
- I shtypur me letër të bardhë me cilësi të lartë,
- I ngjitur me ngjitës cilësor; fletët dhe fashikujt e librit nuk shkëputen lehtë.
Informacione për të dhënat e sigurisë së librit:
I sigurt për të punuar mbi fletët e librit me lapsa, stilolapsa, bojëra uji, bojëra dhjami, plastelinë, vinovil, aplikacione, kolazhe etj.