Në kthetrat e dashurisë

nga Iginio Ugo Tarchetti

800.00 L

Xhorxhoja, një burrë i ri dhe i pashëm, shkëputet përkohësisht nga jeta ushtarake për shkak të një sëmundjeje dhe shkon në Milano, ku njeh Klarën, një grua të bukur dhe plot jetë, e cila i përket një burri tjetër. Në kulmin e lumturisë, Xhorxhoja detyrohet të kthehet në detyrë, në një qytezë monotone, ku takon Foskën, kushërirën e kolonelit dhe njëkohësisht komandantit të tij. Ajo është një grua tejet e shëmtuar dhe e sëmurë, por edhe inteligjente dhe e kulturuar, por ndien një tërheqje fatale për Xhorxhon. Klara përfaqëson dritën dhe jetën, ndërsa Foska terrin dhe vdekjen. Njëra dhuron lumturi, ndërsa tjetra ushqehet me energjinë e Xhorxhos dhe ia përthith gjithë harenë dhe freskinë e moshës djaloshare. Ajo çka e bën këtë histori aktuale edhe në ditët e sotme është ankthi, dyzimi midis realitetit të jashtëm dhe atij të ndërtuar në brendi, racionales dhe joracionales, dritës dhe hijes.
Deri ku mund të shkojë ideja e ngulët e një gruaje? Si të shpëtosh nga kthetrat e dashurisë?

Përktheu : Geverina Muzhaqi
Autor : Roman
Shtëpia Botuese: Botimet Polis
Numri Faqeve: 226
Kategoria: Botimet e reja, Romane

Libra të tjerë

Open chat
Përshëndetje👋
si mund t'ju ndihmojmë?