💁🏼♀️Një prezantim i shkurtër me përmbajtjen e librave didatikë, për fëmijët 4-5 vjeç apo për grupin e dytë!📚
Këto libra shërbejnë si udhëzues didaktikë për fëmijët e grupmoshës 4-5 vjeç, për mësueset që japin mësim në këtë grup, si dhe për prindërit apo të interesuar të tjerë për të punuar me fëmijët e kësaj grupmoshe.
Librat u hartuan për të ndihmuar dhe ndikuar në të nxënit e fëmijëve të kësaj grupmoshe, duke pasur parasysh rezultatet e të nxënit (RN) që duhet të arrijë një fëmijë 4-5 vjeç në përfundim të grupit të dytë.
Këta udhëzues didaktikë, në formën e 7 librave, sipas lëndëve të përcaktuara në “Programet e parashkollorit”(mosha 4-5 vjeç), do të shërbejnë për të ndihmuar dhe lehtësuar punën e përditshme të fëmijëve dhe edukatoreve gjatë zhvillimit të veprimtarisë mësimore-edukative, çka bëjnë të mundur realizimin e 7 kompetencave kyçe të arsimit parashkollor.
Për secilën prej këtyre kompetencave, sipas programeve lëndore, janë përcaktuar njohuritë që fëmija duhet të zotërojë në përfundim të grupit të dytë, të cilat janë zbërthyer në veprimtari praktike dhe mësimore-edukative.
Niveli i veprimtarive të secilit prej këtyre librave vjen duke u vështirësuar në mënyrë progresive.
Më poshtë po hedhim disa faqe ilustruese të shkëputura nga libri Gjuha shqipe, i cili është hartuar duke zbërthyer “Programin e lëndës së gjuhës shqipe”, faqe 5-13 dhe ofron veprimtari praktike për të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit.
Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri i botuar nga Botimet “Polis” me titull “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, faqe 13-35, nga DR. Ermioni Cekani.
Duke plotësuar fletë pas flete këtë libër, fëmijët do ta kenë më të lehtë që, duke dëgjuar gjuhën e folur, të mësojnë rregullat gramatikore, të pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje të reja, të përgatiten për të lexuar, të bëjnë sikur lexojnë duke ndjekur me gisht fjalët dhe fjalitë në tekste të shkruara, të njohin shkronjat e shtypit të alfabetit, të vëzhgojnë detajet në figura, të shqyrtojnë faqen nga e majta në të djathtë, të thonë tingujt e shkronjave, të lidhin tingujt me fi gurat, të tregojnë një ngjarje të thjeshtë, të përdorin lapsin me siguri në vetvete, të kopjojnë shkronjat e alfabetit etj.