1. Home
  2. Libra artistikë
  3. Romane
  4. Ende në lojë – Roman
Libra artistikë, Romane

Ende në lojë – Roman

Autor: Richard Osman
12.00 

Përshkrim i shkurtër:

Në një zonë të thellë që shtrihet në kodrinat e harlisura të Kentit në Angli, ndodhet fshati i pensionistëve, Kjupërs Çejsi. Një herë në javë, katër miq në këtë fshat, Elizabeta, Xhojsi, Ibrahimi dhe Roni – Klubi i të Enjteve për Vrasjet – takohen për të hetuar vrasje të vjetra të pazbardhura. Secili prej tyre jep ndihmesë me diçka, por që të gjithë i bashkon vendosmëria për t’i shkuar deri në fund një krimi të dhunshëm, që dikur e ka kapur në befasi policinë dhe i ka dhënë mundësi dikujt t’ia hidhte pa u lagur me një vrasje.
Kur Toni Karëni, një ndërtues vendas, me një të shkuar të dyshimtë, u gjend i goditur për vdekje me një çomange, detektivët e moshuar e panë veten të mbërthyer në çështjen e tyre të parë, me “një kufomë të vërtetë dhe një vrasës të vërtetë diku aty jashtë”. Hetimet e tyre nxjerrin në pah një numër të dyshuarish që përfshijnë një ndërtues polak rival, një prift të dështuar, djalin e Ronit, boksier, dhe ish partnerin e biznesit të Karënit, zhvilluesin e dyshimtë dhe dredharak të pronave, Jan Ventamin. Por më pas edhe Ventami shembet i vdekur përpara një turme të madhe banorësh të Kjupërs Çejsit.
Pasi e konfirmon se bëhet fjalë për një akt kriminal, “banda e vogël” e gjen veten duke gjurmuar dy vrasës e duke vrarë mendjen nëse njëri prej tyre mund të fshihet brenda komunitetit të tyre.
Të gjithë rrëfimin e bashkojnë dhe e çojnë përpara personazhet e krijuara në mënyre të përsosur: Elizabeta, një spiune në të shkuarën, është e guximshme dhe me shumë burime; Ibrahimi, një ish mjek psikiatër, është tepër i rafinuar dhe sistematik; Roni, energjik, ka një zemër të ngrohtë dhe një kokë të nxehtë; ndërsa ish infermierja, Xhojsi, karakterizohet nga të qenit miqësore dhe e dhembshur. Ne arrijmë ta njohim më mirë atë nga shënimet e mbajtura në ditar.
“Ende në lojë” është një roman policor që të imponohet, plot me pista të ndryshme, kthesa të papritura dhe një çift oficerësh policie që, pavarësisht përpjekjeve të tyre, ia dalin gjithmonë të jenë një hap pas homologëve të tyre amatorë. Në të njëjtën kohë, dhe pa ia ulur aspak vrullin asnjërit prej çasteve të tij të ndërtuara me shumë sukses, Osman-i ua mundëson personazheve të tij kryesorë të përjetojnë çaste të moshës së shtyrë apo të reflektojnë mbi plakjen. Aty gjen rregullisht humor, por gjithashtu edhe copëza tragjikomike (“Do ta mirëprisja hajdutin. Na pëlqen kur na vijnë vizitorë.”), por dhe çaste vërtet prekëse.

Sasia

Kategoria: Libra artistikë, Romane
Fjalë Kyçe: roman
KategoriaRoman
Numri i faqeve

Libra të ngjashëm

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)