Fletore e modeluar për numrat 0-10
Njohja e numrave, si dhe aftësitë që fitojnë fëmijët apo nxënësit gjatë të mësuarit të tyre, luajnë një rol të rëndësishëm për zhvillimin e të kuptuarit matematikor.
Kjo fletore i ndihmon fëmijët të përforcojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre për shkrimin e numrave nga 0 deri në 10; lidhjen e tyre me sasinë; ngjitjen, ngjyrosjen
dhe qarkimin; zhvillimin e motorikës fine nëpërmjet përdorimit të gërshërëve gjatë prerjes së tyre, etj.
“Fletorja ime e numrave – 1” u mëson atyre një mënyrë të lehtë dhe argëtuese për shkrimin e numrave. Po ashtu, kjo fletore është konceptuar që të jetë me ngjyra, sepse
kështu bëhet më tërheqëse.