Ky libër shërben si udhëzues didaktik për fëmijët e grupmoshës 4-5 vjeç, për mësueset
që japin mësim në këtë grup, si dhe për prindërit apo të interesuar të tjerë për të punuar
me fëmijët e kësaj grupmoshe.
Libri u hartua për të ndihmuar dhe ndikuar në të nxënit e fëmijëve të kësaj grupmoshe,
duke pasur parasysh rezultatet e të nxënit (RN) që duhet të arrijë një fëmijë 4-5 vjeç në
përfundim të grupit të dytë.
Kompleti i plotë për fëmijët e grupmoshës 4-5 vjec përbëhet nga dy libra, të cilat kanë
në përbërje 7 libra më të vegjël, sipas lëndëve që zhvillohen në këtë grupmoshë.
Këta udhëzues didaktikë, sipas lëndëve të përcaktuara në “Programet e arsimit
parashkollor”(mosha 4-5 vjeç), do të shërbejnë për të ndihmuar dhe lehtësuar punën e
përditshme të fëmijëve dhe mësueseve gjatë zhvillimit të veprimtarisë mësimore-
edukative, çka bëjnë të mundur realizimin e 7 kompetencave kyçe të arsimit
parashkollor, të cilat janë:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
2. Kompetenca e të menduarit.
3. Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin.
5. Kompetenca vetjake.
6. Kompetenca qytetare.
7. Kompetenca digjitale.
Për secilën prej këtyre kompetencave, sipas programeve lëndore, janë përcaktuar
njohuritë që fëmija duhet të zotërojë në përfundim të grupit të dytë, të cilat janë
zbërthyer në veprimtari praktike dhe mësimore-edukative.
Niveli i veprimtarive të secilit prej këtyre librave vjen duke u vështirësuar në mënyrë
progresive.
Këto libra janë hartuar me kërkesa të qarta, janë shoqëruar me figura zbavitëse
relativisht të mëdha, bardhë e zi apo me ngjyra, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e
fëmijëve dhe të nxisin interesin e tyre për të punuar me dëshirë.
Çdo temë dhe veprimtari e këtyre librave parakupton që edukatorja dhe fëmijët (apo
prindërit dhe fëmijët) të punojnë së bashku, sepse fëmijëve të kësaj grupmoshe iu
nevojitet udhëzimi dhe mbështetja.
Në krye të secilës prej faqeve të këtyre librave është vendosur kompetenca që synon të
realizohet në atë temë dhe njohuria që pritet të përvetësohet. Gjithashtu për cdo temë
mësimi është përgatitur një udhëzues metodik, i cili i oreinton mësueset apo prindërit se
cfarë duhet të bëni në atë temë mësimi. Po ashtu kjo gjë i ndihmon mësueset që të
bëjnë edhe planin ditor të asaj lënde.
Kërkesa për fëmmijët, që gjendet poshtë udhëzimit, është me gërma më të mëdha dhe
me ngjyrë të dallueshme. Lexojani me zë të lartë këtë kërkesë fëmijës, përsëritini disa
herë, derisa të bindeni që fëmija e ka kuptuar se cfarë duhet të bëjë.
Përveç veprimtarive që janë përfshirë në këtë libër, ka edhe shumë lodra, gjëza, vjersha
e tregime (shih: “Materiale mbështetëse për fëmijët e grupit të dytë”, Tiranë 2016) që i
ndihmojnë fëmijët e grupmoshës 4-5 vjeç të përvetësojnë konceptet që shtjellohen në
këtë libër.
Dhe, në përfundim, mos harroni vlerësimin e punës që kryen fëmija – me fjalë dhe
shprehje sintetizuese, si dhe me simbole vlerësuese. Kjo u jep atyre kënaqësi dhe i nxit
që të punojnë më shumë dhe më me dëshirë.
Libri që ju keni në duar përbëhet nga tre libra didaktikë: “Gjuhë shqipe”, “Edukim për
shoqërinë” dhe “Edukim fizik, sportet dhe shëndeti”, të cilat janë hartuar duke pasur
parasysh tre dokumente të rëndësishme të miratuara nga MASR: “Korniza Kurrikulare e
Arsimit Parashkollor”, “Standardet e zhvillimit dhe të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç”, si dhe
“Programet e arsimit parashkollor” (mosha 4-5 vjeç) 1 .
1. Libri “Gjuha shqipe” është hartuar duke zbërthyer “Programin e lëndës së gjuhës
shqipe”, faqe 5-13 dhe ofron veprimtari praktike për të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe
të shkruarit.
Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe
veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, Cekani,
E, Polis, faqe 13-35.
Duke plotësuar fletë pas flete këtë libër, fëmijët do ta kenë më të lehtë që, duke dëgjuar
gjuhën e folur, të mësojnë rregullat gramatikore, të pasurojnë fjalorin me fjalë e shprehje
të reja, të përgatiten për të lexuar, të bëjnë sikur lexojnë duke ndjekur me gisht fjalët
dhe fjalitë në tekste të shkruara, të njohin shkronjat e shtypit të alfabetit, të vëzhgojnë
detajet në figura, të shqyrtojnë faqen nga e majta në të djathtë, të thonë tingujt e
shkronjave, të lidhin tingujt me fi gurat, të tregojnë një ngjarje të thjeshtë, të përdorin
lapsin me siguri në vetvete, të kopjojnë shkronjat e alfabetit etj.
2. Libri “Edukim për shoqërinë” është hartuar duke zbërthyer “Programin e lëndës
edukim për shoqërinë” dhe ofron veprimtari praktike nëpërmjet të cilave fëmija zhvillon
kompetencat e nevojshme: shoqërore dhe qytetare, personale, ndërpersonale, si dhe
kompetencat ndërkulturore.
Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe
veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, Cekani,
E, Polis, faqe 283-311.
Nëpërmjet plotësimit të veprimtarive mësimore-edukative të pasqyruara në këtë libër,
fëmija do të mësojë rregullat dhe do të nxitet për të përmbushur rolin e tij si pjesëtar i
një shoqërie shumëkulturore dhe demokratike në një botë gjithnjë e më të ndërvarur.
3. Libri “Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti” është hartuar duke u mbështetur në
“Programin e lëndës edukim fizik, sporte dhe shëndeti”.
Aktiviteti fizik i ndihmon fëmijët për të përmirësuar mundësitë fizike, aftësitë
koordinative, si dhe zhvillimin e aftësive personale dhe ndërpersonale, të cilat ndikojnë
në rritjen e mirëqenies së tyre fizike dhe në sigurimin e një jete aktive dhe të
shëndetshme. Gjithashtu, fëmijët zhvillojnë kapacitete motorike, edukojnë cilësi njohëse
dhe edukative me anë të lojërave të ndryshme parasportive.
Veprimtaritë e lëndës “Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti” synojnë të përmbushin 3
kompetenca kyçe të të nxënit:
1. Shfaqja e aftësive lëvizore në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore e sportive.
2. Ndërveprimi me të tjerët në situata të ndryshme lëvizore e sportive.
1 . “Programet e arsimit parashkollor” (mosha 4-5 vjeç), Tiranë 2018, Instituti i Zhvillimit të Arsimit.
3. Përshtatja me një stil jete aktive e të shëndetshme5.
Për realizimin e kompetencave të të nxënit në këtë lëndë do t’ju ndihmojnë shumë edhe
veprimtaritë praktike të pasqyruara te libri “Metodika sipas fushave të zhvillimit”, Cekani,
E, Polis, faqe 339-354.