1. Home
  2. Libra artistikë
  3. Romane
  4. Në kthetrat e dashurisë
Botimet e reja, Romane

Në kthetrat e dashurisë

Autor: Iginio Ugo Tarchetti
8.00 

Përshkrim i shkurtër:

Xhorxhoja, një burrë i ri dhe i pashëm, shkëputet përkohësisht nga jeta ushtarake për shkak të një sëmundjeje dhe shkon në Milano, ku njeh Klarën, një grua të bukur dhe plot jetë, e cila i përket një burri tjetër.

Në kulmin e lumturisë, Xhorxhoja detyrohet të kthehet në detyrë, në një qytezë monotone, ku takon Foskën, kushërirën e kolonelit dhe njëkohësisht komandantit të tij. Ajo është një grua tejet e shëmtuar dhe e sëmurë, por edhe inteligjente dhe e kulturuar, si dhe me një të kaluar të dhimbshme. Ajo ndien një tërheqje fatale për Xhorxhon, i cili rrezikon të gllabërohet nga sëmundja e saj.

Klara përfaqëson dritën dhe jetën, ndërsa Foska terrin dhe vdekjen. Njëra dhuron lumturi, ndërsa tjetra ushqehet me energjinë e Xhorxhos dhe ia përthith gjithë harenë dhe freskinë e moshës djaloshare.

Ajo çka e bën këtë histori aktuale edhe në ditët e sotme është ankthi, dyzimi midis realitetit të jashtëm dhe atij të ndërtuar në brendi, racionales dhe joracionales, dritës dhe hijes.

Deri ku mund të shkojë ideja e ngulët e një gruaje?

Si të shpëtosh nga kthetrat e dashurisë?

Iginio Ugo Tarchetti (1839-1869) jetoi fare pak, vetëm 30 vjet. Po ndërkaq ai la dhjetëra poezi, romane e tregime. Hoqi dorë nga jeta ushtarake ngaqë ishte pacifist dhe antikonformist.  Në krijimtarinë e tij dashuria shfaqet si një sëmundje patologjike që mund ta çojë njeriun drejt fundit të tij. Po ashtu, spikat për zhbirimet psikologjike dhe përshkrimin e hollësishëm të labirinteve shpirtërore, çka nuk haset tek autorët e tjerë italianë të shekullit të tij.

Sasia

Kategoria: Botimet e reja, Romane
ISBN978-9928-352-00-2

Libra të ngjashëm

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)