1. Kreu
  2. Libra për fëmijët 2-6 vjeç
  3. Përralla
  4. Përralla për fëmijë-Përralla me një mësim dhe vizatim 4
Botimet e reja, Përralla

Përralla për fëmijë-Përralla me një mësim dhe vizatim 4

Autor: DR. Ermioni Cekani
5.00 

Përshkrim i shkurtër:

Përralla për fëmijë për grupmoshën 2-6 vjeç.

Numri i përrallave: 9.

Në këtë libër fëmijët mund të ngjyrosin personazhet e përrallave sipas modelit ndërkohë që mësojnë historitë e tyre të preferuara. Nisur nga rëndësia e madhe që ka zhvillimi i gjuhës dhe komunikimit për fëmijët, “Përrallat me një mësim dhe vizatim” janë një mundësi më shumë që të ndikoni tek ata: – për të pasuruar fjalorin e tyre me fjalë e shprehje të reja;- për të zhvilluar imagjinatën dhe fantazinë e tyre;- për të nxitur dashurinë për të lexuarit dhe librat;- për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese;- për të nxjerrë mësime jete;- për të mësuar të dëgjojnë;- për të identifikuar personazhet e mirë dhe të këqinj;- për të nxitur proceset njohëse të fëmijëve;- për të njohur kulturën, zakonet, historinë, etj.;- për të mësuar që të kuptojnë botën në të cilën jetojnë;- për të mposhtur frikën, duke ia dalë si heronjtë e përrallave, etj.
Librat me përralla (1, 2, 3 dhe 4) janë menduar që të jenë një ndërthurje midis të lexuarit, të dëgjuarit dhe ilustrimit me figura të bukura e me ngjyra të forta që tërheqin vëmendjen dhe kërshërinë e fëmijëve – një mundësi shumë e mirë kjo edhe për integrimin ndërlëndor. E veçanta e këtyre përrallave është se fëmijët ndërveprojnë në libër duke i ngjyrosur sipas modelit historitë me personazhet e përrallave. Mësuese/prindër/gjyshër/motra apo vëllezër më të mëdhenj!
Mos harroni që t’ua përsërisni fëmijëve mesazhin e secilës përrallë, derisa ta mësojnë dhe kuptojnë atë.

Sasia

Kategoria: Botimet e reja, Përralla

Libra të ngjashëm

Menu
Keni pyetje? Na shkruaj :)