Nga sot e gjeni në të gjitha libraritë e Tiranës njërin nga romanet më të shitur në Itali.
Titulli: Si frymëmarrje.
Autori: Ferzan OZPETEK
Përktheu: Geverina MUZHAQI
Redaktor: Sejdin CEKANI
***
Është mëngjesi i një të diele në fund të qershorit dhe Serxhoja me Xhovanën, si zakonisht, kanë ftuar për drekë në shtëpinë e tyre dy çifte miqsh shumë të dashur. Po përfundojnë me përgatitjet dhe po presin të vijnë të ftuarit, kur një e panjohur shfaqet në derën e tyre. Shumë vite më parë ajo ka jetuar në të njëjtën shtëpi dhe shfajësohet duke u thënë se do të dëshironte ta shikonte për herë të fundit. Ka vështrim të përhumbur, si të kërkonte diçka. Ose dikë. Quhet Elsa Korti, vjen nga një vend i largët dhe në çantë ka një tufë letrash të vjetra që askush nuk i ka lexuar. Nga rrëfimet e një jete plot aventura dhe nostalgji, del se ato letra përmbajnë një sekret të tmerrshëm.
Në këtë roman gërshetohen të vërteta të vjetra e të reja. Ai e çon lexuesin nga ditët e sotme në vitet shtatëdhjetë, nga Roma në Stamboll, me një rrjedhë ngjarjesh emocionuese e plot të papritura.
Faqe pas faqeje, pasionet e groposur nisin të marrin jetë. E shkuara përzihet me të tashmen për të rrëfyer fuqinë e vetë jetës, e cila të shtyn të bësh zgjedhje që nuk mund t’i ndreqësh dot më pas.
***
Ferzan Ozpetek-u, regjisor dhe skenarist, ka lindur në Stamboll, por jeton në Romë që prej vitit 1976. E ka nisur karrierën kinematografike në vitin 1997 dhe ka një krijimtari të begatë në këtë fushë të artit, madje është edhe fitues i disa çmimeve.
Në vitin 2013 botoi romanin bestseller “Stambolli i kuq”, ndërsa në vitin 2015 romanin “Je jeta ime”.
Reviews
There are no reviews yet.