Nga seria e përrallave për fëmijë, të cilat do të botohen së shpejti nga Shtëpia Botuese “Polis”, sot po ju prezantojmë me të parën prej tyre 💁♀️
Autore: Geverina Muzhaqi
Titulli: Sykaltra dhe shtriga e lodrave
Gjinia: Përrallë
– Na ishte njëherë…
Mamaja u mbush me frymë. Pastaj nisi t’ia lexonte prapë Sykaltrës librin e ri me përralla.
– … një princeshë, – e ndërpreu Sykaltra gjithë padurim.
– Jo. Na ishte njëherë…
– …një dragua, – e ndërpreu për të dytën herë vogëlushja.
– Jo, zemër, nuk bëhet fjalë as për dragua. Pra, na ishte njëherë…
…………………………………………….
Tekat kishin mbaruar.
Ishte një ditë e bukur vere.
Dhe shtriga ishte zhdukur njëherë e përgjithmonë.
Reviews
There are no reviews yet.