Sot ju sugjerojmë Librin 2, brenda të cilit do të gjeni 3 libërtha më të vegjël, sipas lëndëve:
- Gjuhë shqipe
- Edukim për shoqërinë
- Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti
Ky libër shërben si udhëzues didaktik për fëmijët e grupmoshës 4-5 vjeç, për mësueset që japin mësim në këtë grup, si dhe për prindërit apo të interesuar të tjerë për të punuar me fëmijët e kësaj grupmoshe.
Libri u hartua për të ndihmuar dhe ndikuar në të nxënit e fëmijëve të kësaj grupmoshe, duke pasur parasysh rezultatet e të nxënit (RN) që duhet të arrijë një fëmijë 4-5 vjeç në përfundim të grupit të dytë.
Kompleti i plotë për fëmijët e grupmoshës 4-5 vjec përbëhet nga dy libra, të cilat kanë në përbërje 7 libra më të vegjël, sipas lëndëve që zhvillohen në këtë grupmoshë.